VIDEO/ Akulli në rrugë për pak shkakton tragjedi në Bulqizë! 4 makina 'ski' njëra pas tjetrës mbrëmjen e djeshme, njëra përmbyset sot! S'mer

VIDEO/ Akulli në rrugë për pak shkakton tragjedi në Bulqizë! 4 makina 'ski' njëra pas tjetrës mbrëmjen e djeshme, njëra përmbyset sot! S'mer

Ky aks është mjaft problematik për shkak të pranisë së akullit gjatë gjithë periudhës së dimrit, kjo për shkak të kanaleve kullues të bllokuar. Pavarësisht rrezikut që i kanoset shoferëve që kalojnë në këtë rrugë, sërish nuk janë marrë masa, teksa rruga vijon të jetë e ngrirë edhe sot.

Prania e akullit në aksin Bulqizë-Peshkopi për pak ka shkaktuar tragjedi. Report Tv ka siguruar pamjet e kamerës së sigurisë së një biznesi në rrugë, të filmuara mbrëmjen e djeshme, ku duken 4 automjete që rrëshqasin në akull njëri pas tjetrit, por fatmirësisht pa shkaktuar aksidente të rënda.

Ndërkohë ditën e sotme një automjetet është përmbysur në rrugë, ndërsa për pasojë shoferi ka pësuar disa dëmtime të lehta. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky aks është mjaft problematik për shkak të pranisë së akullit gjatë gjithë periudhës së dimrit, kjo për shkak të kanaleve kullues të bllokuar. Pavarësisht rrezikut që i kanoset shoferëve që kalojnë në këtë rrugë, sërish nuk janë marrë masa, teksa rruga vijon të jetë e ngrirë.

Report Tv