Pas aksidenteve me pasojë vdekje ditëve të fundit, Policia Rrugore e Shqipërisë ka monitoruar me radar aksin Tiranë-Elbasan. Prej orës 20:00 të mbrëmjes së 13 nëntorit e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patentë shoferë për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h. Apeli që policia i bën të gjithë drejtuesve të mjeteve është: “Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret policia, e në rastin më të keq ju pret ambulanca”. “Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty”, thuhet në mesazhet sensibilizuese të policisë.