Vëzhgimi/ Në Burrel masat AntiCovid, mosha e tretë i zbaton më shumë

0

Pas një periudhe ku rastet e infektimeve me Covid-19 ishin në rënie, ditët e fundit është shënuar numër i lartë në rang vendi, por edhe në Qarkun Dibër. Një ditë më parë në Qarkun Dibër Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi 27 raste të reja, 8 prej të cilave në Bashkitë Mat e Klos.
Këtë të Mërkurë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale raportoi…..
Ndërkohë, ndonëse rastet janë në rritje, ata të cilët i zbatojnë më shumë masat anticovid siduket është mosha e tretë. Në një vëzhgim të bërë në qytetin e Burrelit, vihet re se pjesa më e madhe e qytetarëve që mbajnë maskë në ambjente të jashtme janë të moshuarit. Institucionet shëndetësore në vendin tonë, vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të mos tregojnë asnjë neglizhencë ndaj situatës. Shmangia e grumbullimeve në ambjente të hapura dhe të mbyllura, mbajtja e maskës në çdo moment, si dhe kujdesi ndaj higjenës janë këshillat që institucionet shëndetësore ju drejtojnë qytetarëve. Për çdo dyshim të prekjes nga Covid-19 qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen e trajtimin ambulator në banesë.