Rekamë

Situata vijon të mbetet problematike në të gjithë sipërfaqen e liqenit. Banorë të zonës thanë se mbeturinat ndryshojnë vend sipas kushteve të motit. Kur ka erë të fortë ata shpërndahen në skajet e liqenit e ndërsa gjatë natës pushtojnë gjithë sipërfaqen. Ndërkohë organizatat e Peshkimit vijojnë të jetë të shqetësuara për shkak të dëmtimit të peshkut nga ndotja e madhe.

Kryetari i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Ulëz, Gjon Rica tha se situata është dramatike pasi çdo vit përsëritet e njëjta gjë. Sipas Ricës, mbeturinat që grumbullohen në afërsi të digës së hidrocentralit përcillen në liqenin e Shkopetit e më pas drejt detit pasi hapen portat e shkarkimit. Gjon Rica thotë se liqeni kërkon një angazhim gjithëpërfshirës për ta pastruar siç është bërë në Kukës apo Shkodër.

Mbeturinat në qipërfaqen e liqenit të Ulzës janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga plastika, lekcat etj.