Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Këtë të martë para trupës së vlerësimit të përbërë nga Mrjeta Gjela, Ela kerka dhe ana kapaj do të dalë për seancë dëgjimore, shefi i sektorit të ankesave në SHCBA, OLTION SHEHU ndërsa në datën 8 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Zëvendës drejtorin e Pergjithshëm të SHCBA, Adriatik AGO.