Rekamë

  Pas shtyrjes me dy javë të kohës së mbylljes së censit të popullsisë dhe banesave 2023, kanë mbetur 7 ditë kohë. Duke qenë se procesi është drejt mbylljes, autoritetet ju bëjnë apel qytetarëve që ende nuk kanë plotësuar formularin e këtij censi t’i përgjigjen pyetjeve të anketuesve, ose nëse ende nuk ka shkuar asnjë anketues të njoftojnë.

Instituti i Statistikave njoftoi pak ditë më parë se kishte vendosur shytrjen e kohës për mbylljen e anketimit deri me 15 nëntor për shkak se është bërë rikontaktimi më shumë se 3 herë në banesat pa kontakt, ka patur refuzime apo distancat e largëta.

Po ashtu, tjetër shkak janë bërë ndërtimet e reja dhe ato në zonat e prekura nga tërmeti, që janë identifikuar gjatë punës në terren nga anketuesit e INSTAT.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave. Rezultatet e këtij Censi pritet të dalin në Qershor të vitit të ardhshëm.