[wordads]

Vetëdorëzohet në polici Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirdite.

Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani, mik i ngushtë i viktimës, raportohej se Zefi ka prerë në besë nga mikun e tij të ngushtë.

Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit me datë 2 tetor, dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve, dhe zbulimin e mëtejshëm të autorëve.

Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirditë.

Eri është vëllai i Ndue Zefit, i cili jo më larg se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës pas një sherri banal. Kjo ngjarje dhe mundësia e një hakmarrje është dhe një nga pistat ku po heton policia.