Mundësitë e pakta ekonomike që gjendjen në zonat rurale të vendit tonë, prej 35 vitesh i kanë detyruar shqiptarët që të marrin rrugët e emigrimit. Por edhe emigracioni në kohët e fundit nuk ka rezultuar efikas për shumë shqiptar. Naim Mena nga fshati Kovashicë i Shupenzës në Bulqizë thotë se prej 20 vitesh emigron me sezone, por që nuk ka arritur të ndërtojë një banesë. Naimi na tregon se banesën e re e ka niusur ndërtimin prej 5 vitesh, por nuk ka arritur ta përfundojë. Sipas tij, emigrimi është shumë i vështirë por është i detyrueshëm kur vendi yt nuk të ofron mundësi për ta ndërtuar jetën këtu. Ai shton se nuk do të kishte marrë kurrë rrugët e kurbetit nëse do të kishte të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kostot e jetesës në vendin e tij.
Gjithashtu, Naim Mena shprehet se do të vijojë të emigrojë me sezone, pasi e ka të pamundur të sigurojë të ardhura këtu për të përfunduar ndërtimin e shtëpisë së nisur.