Ballina AKTUALITET Vendosen dërrasat tek ura e Domit, por kavoja është në këputje

Vendosen dërrasat tek ura e Domit, por kavoja është në këputje

0

Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë ku një mjet i trasportit publik ngeci mbi urën e Domit, si rezultat i thyerjes së dërrasave, këtë të premte ishin vendosur dërrasa të reja.

Jashtë kameras, banorë të fshatrave Dom e Zall – Rripë thanë se pushteti vendor vendosi që të ndërhyjë në momentin që situata ishte në prag tragjedie.

https://youtu.be/SIXKzTbWe7U

Megjithëse janë vendosur ato dërrasa që ishin të thyera një ditë më parë, shtresa e urës vijon të jetë problematike. Kjo për shkak se thuajse të gjitha dërrasat e tjera janë të dëmtuara e gati në thyerje.

Por një tjetër problem madhor për këtë urë mbetet rreziku i kavove në anën jugore. Siç shihet nga pamjet, njëra prej kavove është gati në këputje duke mos ofruar siguri të mjaftueshme për kalimin e automjeteve mbi këtë urë.

  Apeli i vazhdueshëm i qindra banorëve të fshatrave Dom e Zall – Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit ka qenë ndërtimi i një ure të re që do t’i jepte fund rrezikut që ju kanoset teksa kalojnë nga njëra anë e lumit në tjetrën.

Dritan Kurti

Exit mobile version