Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një seancë plenare e kishte paralajmëruar këtë ndryshim me synimin e përmirësimit te cilësisë se studentëve.
Për tu pranuar në universitet si në ciklin Bachelor dhe Master mesatarja shkon nga 6.5 në 7 , ndërsa në fushën e mësuesisë ndryshimi është edhe më i madh. Pa mesataren 8 nxënësit nuk do të bëhen dot mësues.
Për këtë vit akademik nota mesatare do të jetë njësoj siç ka qenë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të këtij muaji.