Rekamë

Një ditë më parë Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit  vendosi që çështja e mosmarrëveshjes për vulën e Partisë Demokratike të rigjykohet në shkallën e parë nga fillimi. Kjo ka bërë që grupimi i Sali Berishës të mos e ketë të drejtën e regjistrimit në KQZ si forcë garuese për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndërsa ajo i takon Enkelejt Alibeajt. Qytetarët e Bulqizës janë të ndarë në opinionet e tyre, teksa disa fajësojnë sistemin gjyqësor, të tjerë deklarojnë se Berisha duhet të largohet përfundimisht nga politika e të tjerë që mendojnë se në vendimin e apelit ka ndikuar mazhoranca.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 14 Majit është data 6 Mars.