Edhe pse Gjykata e Juridisksionit të Përgjithshëm të Apelit vendosi në favor të grupimit të Enkelejd Alibeajt, për kandidatin e grupimit të Berishës për Bashkinë Klos, Bedri Hoxha nuk e ka zbehur aspak optimizmin dhe vullnetin e anëtarësisë për të qenë fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidati Bedri Hoxha i cili më parë ka qenë kryetar i kësaj bashkie por edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë tha se për asnjë arsye nuk do të tërhiqet nga gara.