Vëllezërit fermer në Dibër, dhjetra hektar të mbjella me pemë frutore

0
392

Tre vëllezër nga fshati Melan i Dbirës prej tre dekadash i janë përkushtuar frutikulturës. Medin Kryemadhi thotë se vazhdojnë aktivitetin e lënë nga babai i tyre. Sipas Medinit, sipërfaqja prej 15 hektarësh është e kultivuar me lloje të ndryshme frutorësh që nga qershia, molla e arra. Të vetmen ndihmë që kanë patur nga shteti, sipas Medin Kryemadhit ka qenë mbështetja me naftë falas në vitet e fundit, ndërsa nuk kanë marrë asnjë mbështetje tjetër qoftë në mjete agregate apo kompensim kur prodhimi ju është dëmtuar.

Bilbil Kryemadhi thotë se prej 30 vitesh kanë punuar familjarisht, ndërsa edhe fëmijët janë angazhuar në fermë e nuk kanë marrë rrugët e emigrimit si shumë të rinj të tjerë shqiptar. Duke qenë të angazhuar të gjithë, Bilbili tregon se kanë arritur të ndërtojnë edhe një dhomë frigoriferike për të ruajtur prodhimet.

Nga ana tjetër, fermeri Bilbil Kryemadhi ju bën apel të rinjëve që janë emigrim të rikthehen në vendin e tyre.