Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :
-D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.
Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.null
Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A., 35 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.