Vdekja e minatorit Muharrem Plaku në një minierë në Bulqizë, ka nxitur përpos reagimeve të shumta edhe protesta.
Sot u zhvillua ne Tiranë një protestë e organizuar nga “Organizata Politike”, në kuadër të 59 jetëve të humbura në galeritë e minierave në Shqipëri.
Një nga vajzat e pranishme mbajti dhe një fjalë për mediat me anë të së cilës kërkoi drejtësi për viktimat.
“Minatori Muharrem Plaku vdiq i asfiksuar në galeri. Vdekja e tij ishte e ngadaltë e të tmerrshme. Por, si në çdo rast tjetër, qeveria ka shpallur fajtor viktimën. Në të vërtetë faji gjendet në një zinxhir keqbërësish, ose një oligark nga Tirana, ose ndonjë mafioz. Gjeni fajtorët e vërtetë. Vetë Qeveria ka ortakëri me pronarët e galerive dhe sjell vdekjen e minatorëve. 59 minatorët nuk i ka vrarë Zoti, por zarfat me lekë që dalin nga këto miniera dhe arrijnë deri në zyrën e kryeministrit,”- tha ajo ndër të tjera.