Ndonëse në temperatura shumë të ulta, banorët e fshatrave Zall-Gjoçaj, Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh kanë vijuar rezistencën e tyre në mbrojtje të zallit të Melthit. Banorët e këtyre fshatrave vijojnë të qëndrojnë në çadrën simbol të rezistencës, duke kërkuar pezullimin e punimeve nga ana e firmës.
Në mbështetje të banorëve protestues ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Ky i fundit i kërkoi ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe qeverisë anullimin e kësaj leje, pasi dëmton banorët dhe parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj.
Banorët e pranishëm thanë se rezistenca e tyre do të vazhdojë dhe se nuk do të lejojnë që ky burim të futet nëpër tubacione për hidrocentral.