Vazhdon operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj, rreth 300 persona të angazhuar në kërkime

Vazhdon operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj, rreth 300 persona të angazhuar në kërkime
Vazhdon operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj, rreth 300 persona të angazhuar në kërkime Ka rinisur operacioni për gjetjen e 30 vjeçarit Jurgen Karaj i cili dyshohet se ka humbur pranë Urës së “Halilit” në rrugën e fshatit Fullqet në orët e para të ditës së shtunë pas aksidentit wë pësoi automjeti tip Audi që drejtohej nga 24 vjeçari Andi Losha. Në kërkimet për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit, sot marrin pjesë FA me 20 forca dhe 4 mjete, 6 Forca operacionale, 4 forca nga Policia ushtarake, 100 Forca Bashkiake, rreth 150 vullnetar nga Bashkia Klos, MZSH e bashkisë Mat si dhe të rinj nga fshatrat e Bashkisë së Matit të cilët janë përqendruar në kërkime nga grykderdhja në liqenin e Ulzës përgjatë shtratit të lumit Mat drejt Klosit. 30 vjeçari Jurgen Karaj dyshohet se ishte në automjetin tip Audi me targa angleze që drejtohej nga 24 vjeçari Andi Losha ku rreth orës 1 e 30 minuta të natës së të shtunës doli nga rruga dhe përfundoi në zallin e Darsit. 24 vjeçari arriti të dalë i gjallë nga uji, ndërsa ende nuk dihet fati i 30 vjeçarit. Andi Losha ndodhet i arrestuar nën akuzën e largimit nga vendi i ngjarjes, mosdhënia e ndihmës ndaj pasagjerit si dhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur.