Vazhdojnë dëgjesat për buxhetin e 2026

Vazhdojnë dëgjesat për buxhetin e 2026
Dëgjesa e radhës në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit të vitit 2026 të Bashkisë Mat u zhvendos me banorët e lagjes “Drita” të qytetit të Burrelit. Gjatë fjalës së tij, Kryetari në Detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli tha se edhe përgjatë vitit 2026 do të vij0jnë investimet në çdo rrugë e lagje të qytetit, pa harruar këtu edhe projektin e sistemit kapot të pallateve. Sa i përket taksave vendore, Zeneli u shpreh se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga paketa fiskale e këtij viti, ndërsa prioritet do t’i jepet edhe shtresave vulnerabël jo vetëm në qytetin e Burrelit, por në të gjithë Bashkinë e Matit. Para se projekt-vendimi të shkojë në këshillin bashkiak, ai do t’i prezantohet qytetarëve nëpërmjet dëgjesave publike që po zhvillohen në të gjitha njësitë administrative.