Një vatër zjarri e madhe është regjistruar paraditen e sotme në Mirditë. Mësohet se zjarri ka rënë në malet e Bulsharës në Orosh të Mirditës.
Mësohet se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej disa orësh, ndërsa flakët po shkaktojnë dëme të mëdha në pyjet e Oroshit.
Situata bëhet edhe më e rëndë, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.
Fatmirësisht deri tani nuk rrezikohet zona e banuar.