Urat e hekurudhës, veprat që mbeten pa u përfunduan dhe nuk u përdorën kurrë

Urat e hekurudhës, veprat që mbeten pa u përfunduan dhe nuk u përdorën kurrë

Hekurudha Rrëshen – Klos e cila nisi të ndërtohej pak para se të shembje regjimi monist, mbeti e papërfunduar. Por shumë prej veprave të artit të kësaj hekurudhe qëndrojnë në këmbë edhe sot pas afro 40 vitesh. Nga Rrësheni në Klos janë shumë ura të cilat u ndërtuan në funksion të hekurudhës që duhej të kishte përfunduar me qëllim transportimin e mineralit të kromit që prodhohej nga minierat e Bulqizës dhe Klosit në drejtim të Durrësit. Por këto vepra tashmë kanë mbetur si dëshmia e vetme e kësaj vepre, që sipas ekspertëve do t’i shërbenin shumë industrisë së kromit por edhe qëndrueshmërisë së rrugëve nacionale në të cilat kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë me mineral kromi. Një nga këta ura ndodhet në fshatin Dom që duhej ta lidhte këtë fshat me fshatin Kujtim. Kjo urë nuk u përfundua plotësisht por vetëm këmbët e saj. Banorët thonë se këto vepra janë dëshmi e cilësisë së mirë të punimeve që kryheshin atëherë dhe jo si të sotmet që për pak kohë pasi mbarojnë, prishen.

Edhe në anën tjetër të fshatit Dom qëndron gati e përfunduar ura e trenit që e lidh këtë fshat me fshatin Suç dhe që asnjë projekt i këtyre 3 dekadave nuk i ka përfshirë këto vepra për t’i bërë funksionale, në ndihmë të përmirësimit të infrastrukturës për komunitetin.