Ura që lidh dy Njësi Administrative me Peshkopinë, rrezik për banorët
Ura që lidh 13 fshatra të dy njësive Administrative Muhurr e Selishtë me qytetin e Peshkopisë është një rrezik i vazhdueshëm për të gjithë banorët. Ura në fjalë është 150 metra e gjatë dhe ndodhin mbi lumin Drin i Zi. Struktura e saj tip Bel ka shtresë prej dërrase e cila dëmtohet vazhdimisht duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve por edhe të këmbësorëve. Drejtuesit e automjeteve shprehen se prej vitesh gjendja e urës është e tillë dhe se asnjë ndërhyrje në të nuk e ka zgjidur problemin. 13 fshatrat duhet që patjetër të kalojnë mbi këtë urë për të dalë në qytetin e Peshkopisë. Drejtuesit e mjeteve thanë se vazhdimisht është premtuar që shtresa e kësaj ure do të bëhet metalike apo prej betoni, por kjo gjë nuk është realizuar deri tani.
Kryetari i fshatit Muhur, Abdulla Hoxha thotë se ura në fjalë duhej të ishte rregulluar me kohë, pasi është bërë vazhdimisht shqetësim në Bashkinë Dibër, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e Muhurrit ngrejnë shqetësimin e jo vetëm të urës por edhe të rrugëve të fshatrave në të gjithë Njësinë Administrative me të njëtin emër.