Ura në hyrje të Klosit, ende në të njëjtën gjendje

0

Ura në hyrje të qytetit të Klosit pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi vijon të jetë në të njëjtën gjendje. Ndonës ekspertët e kanë nxjerrë problematike gjendjen e saj për shkak të amortizimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ende nuk ka financuar ndërtimin e një ure të re. për këtë objekt është dorëzuar nga Bashkia Klos projekti për ndërtimin nga fillimi të urës, që përfshin edhe hapsirën e kalimit të këmbësorëve. Aktualisht kalimi në këtë urë i këmbësorëve bëhet në të njëjtën hapsirë me atë të automjeteve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Në këtë urë ka patur edhe aksidente të nxënësve që frekuentojnë shkollën 9-të vjeçare “Tahir Hoxha” dhe gjimnazin “Shaban Çollaku”. Prindërit dhe qytetarët shprehen të shqetësuar pasi janë të detyruar që të shoqërojnë fëmijët e vegjël çdo ditë për në shkollë, për shkak të rrezikut që kanë gjatë kalimit mbi këtë urë.

Ura në hyrje të qytetit të Klosit është dëmtuar edhe nga rrjedha e përroit që kalon poshtë saj. Nisur nga këto problematika, pushteti vendor ka depozituar një projekt për financim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, por ende nuk ka gjetur financim.