Rekamë

Ura e Zogut apo Ura me Harqe që ndodhet mbi lumin Mat në Milot është një vepër tepër e rëndësishme e trashëgimisë tonë kulturore. Ura në fjalë rrezikon të shembet tërësisht për shkak të dëmtimit që ka pësuar në konstrukt.
E ndërsa institucionet përgjegjëse nuk po mendojnë për këtë pjesë, nisma të ndryshme qytetare po mundohen ta mbajnë në jetë. Pikërisht në Ditën Botërore të Mjedisit, është zgjedhur shtrati i lumit Mat pranë kësaj ure për të zhvilluar një aksion pastrimi. Banorë të zonës, stafi, përfituesit dhe bashkëpunëtorët e Leviz Albania u bënë bashkë për ndërgjegjësimin dhe angazhimin e komunitetit në mbrojtjen e urës më harqe dhe lumit Mat, duke treguar qartë mundësitë e mëdha për ta kthyer këtë urë dhe lumin në një pikë turistike. Pjesmarrësit në këtë aksion thanë se për të mbrojtur vlera të tilla është e domosdoshme që të bashkohen të gjithë aktorët.

Aktiviteti në fjalë është i mbështetur nga LevizAlbania, me synimin për të krijuar një rradhë efektesh pasuese për nxitjen e qytetarëve për tu bër aktivë dhe për të kërkuar përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e demokracisë.