Ura e Zogut” në rrezik, Ministria e Kulturës asnjë masë. Mat Tv sjell pamjet me dron të saj

0

Vlera e saj historike e arkitekturore është e jashtëzakonshme. E ndërtuar që në vitin 1927 ura mbi lumin Mat, mund të jetë sot një atraksion i rëndësishëm turistik për shkak të pozicionit strategjik në të cilin ndodhet.
Ura gjendet ngjitur me rrugën e Kombit e cila ka një fluks tepër të lartë lëvizjeje, ndërsa e bën të lehtë vizitimin e urës nga kureshtarët, nëse asaj i kushtohet rëndësia e duhur.
Mat Televizion sjell pamjet fantastike nga lart të kësaj ure, të xhiruara me dron. Por fatkeqësisht siç dhe shihet nga pamjet, ana veriore e saj është në rrezik të madh. këmbët e urës por shkatërrohen çdo ditë e më shumë e kjo duket qartë pasi i kanë mbetur vetëm elementët metalikë. Specialistët mendojnë që shkak për dëmtimin e kësaj vepre të jashtëzakonshme janë bërë marrja e inerteve në lum si dhe ndërtimi i një argjinature për vaditjen e tokave bujqësore të Lezhës, duke përqendruar të gjithë rrjedhën e lumit në të njëjtin vend. Njihet si “Ura e Zogut” pasi ideatori i ndërtimit të kësaj uyre shumëfunksionale sidomos për kohën ishte vetë mbreti Ahmet Zogu. Projekti i saj u bë nga një inxhinier Italian i quajtur Martini, ndërsa zbatimi i tij nga inxhinieri shqiptar Gjovalin Gjadri.