Rekamë

Kjo është ura që dikur lidhte fshatin Fshat dhe Njësinë Administrative të Bashkisë së Klosit. Deri në hapjen e rrugës së Arbrit kjo urë kishte një numër të kufizuar automjetesh nga të cilat përdorej, ndërsa sot fluksi është rritur.

Por ndërkohë që kjo tashmë është rruga e vetme e të gjitha automjeteve që vijnë nga Tirana për tu futur në rrugën e Arbrit, situata ndryshon. Gjendja e urës e ndërtuar dekada më parë është e amortizuar.

Siç duket nga pamjet, ndarjet e urës janë larguar nga njëra – tjetra për shkak të amortizimit si pasojë e vjetërsisë së urës. Specialistët e ndërtimit të urave thonë se kjo urë duhej të ishte bërë nga fillimi kur është ndërtuar ura e re, ngjitur me të.

Ata shprehen se prurjet e shumta të lumit Mat gjatë stinëve me shi, do ta dëmtojnë edhe më shumë e për pak vite do të dalë totalisht jashtë funksionit.

Ura e vjetër e fshatit Fshat është në nivel më të ulët se ura e re e cila është ndërtuar si nyja lidhëse e Matit në projektin e rrugës së Arbrit. Ndërkohë, para se të ndërtohej vetë ekspertët këshilluan që të ndërtohej një urë me dy sense lëvizjeje dhe ura e vjetër të nxirrej jashtë funksionit ose të shembej e gjitha. Por fjala e ekspertëve, siç ndodh rëndom, edhe këtë herë nuk u dëgjua.