Rekamë

Kjo është ura që lidh tre fshatra të Bashkisë Klos me qytetin e Klosit, Fullqetin, Darsin dhe fshatin Bel. Çdo ditë në urën e Fullqetit kalojnë me dhjetra automjete e këmbësorë, ndërsa përballen me gjendjen e degraduar të saj. Siç duket nga pamjet, një nga problemet më madhore për këmbësorët janë mbrojtëset anësore. Një pjesë e mirë e tyre është dëmtuar, ndërsa në pjesë të tjera mungojnë. Drejtuesit e mjeteve përballen me gropat e mëdha në hyrje të urës por edhe mbi urë. Ata shprehen se duhen marrë masa sa më parë në lidhje me mbrojtëset anësore pasi këmbësorët rrezikojnë jetën në lumin Mat. Po ashtu, ata kërkojnë që jo vetëm ura por e gjithë rruga nga hyrja e qytetit deri tek ura të shtrohet me asfalt pasi gropat janë të mëdha dhe po ju dëmtohen automjetet.

Ura e Fullqetit është e vetmja alternativë që banorët e tre fshatrave të komunikojnë me qytetin e Klosit, ndaj kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë.