Ballina SOCIALE Ura e Domit, nevojë për ndërhyrje. Shoferët: Rrezikojmë çdo herë që e...

Ura e Domit, nevojë për ndërhyrje. Shoferët: Rrezikojmë çdo herë që e kalojmë

0

Urat të cilat kanë shtresë dërrase dhe që përdoren për kalimin e mjeteve në zonat rurale po bëhen shpesh problematike për banorët.
E tillë është edhe ura e fshatit Dom në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Në këtë urë kalojnë çdo ditë me qindra banorë të Domit e Zall-Rripës. Megjithëse kjo është urë tip pasarelë, është e vemtja mundësi që banorët të kalojnë në rrugën nacionale Klos – Burrel e anasjelltas.
Me gjithë ndërhyrjet e herëpashershme nga ana e pushtetit vendor, shtresa prej dërrase dëmtohet shumë shpejt. Në anën veriore të urës, dërrasat janë dëmtuar e në një pjesë të saj ato janë teke ku duhet të kalojnë makinat.
Jashtë kameras, drejtuesit e mjeteve u shprehën se kalimi në të është i frikshëm dhe i rrezikshëm, por kjo është mundësia e vetme që ata të shkojnë në banesat e tyre apo të dalin në Klos e Burrel për të marrë shërbimet e nevojshme familjare.
Duhet theksuar se mbi këtë urë kalojnë mjete nga motoçikletat e deri tek ato të transportit public, duke bërë që ura të jetë gjatë gjithë kohës e përdorshme nga ana e banorëve.
Banorët e zonës kërkojnë vëmendje të shpeshtë ndaj këtij problemi pasi dëmtimi i dërrasave të kësaj ure do të jetë i vazhdueshëm.
Me një problematikë të tillë përballen të gjitha urat si ato tip pasarel e ato tip bel të cilat kanë shtresë prej dërrase.

https://www.youtube.com/watch?v=cA2r_NvOGgU
Exit mobile version