
Pas 8 muajsh që u hodh në tenderim investimi i asfaltimit të rrugës Ura e Çerenecit – Stëblevë, ka një dritë jeshile për nisjen e punimeve. Këtë e thotë Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla. I pyetur në lidhje me fatin e këtij investimi, Kryebashkiaku Alla shprehet se puna do të nisë brenda harkut kohor të një muaji. Sipas tij, është shpallur firma fituese e zbatimit të projektit, ndërsa pritet miratimi përfundimi përfundimtar nga Banka Botërore e cila është edhe financuesja. Megjithatë, Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla shprehet se në katër javët e ardhshme do të nisin punimet që do të përmbyllin një gangrenë të krijuar prej shumë vitesh.
Aksi rrugor Ura e Çerenecit – Stëblevë – Librazhd ju shërben mijëra banorëve të fshatrave të Gjoricës, Ostrenit e Trebishtit. Jo vetëm kaq, ky aks pritet të jetë një koridor lindor për lidhjen e Dibrës me jugun e vendit.