(Untitled)

(Untitled)

Erion Braçe ka ironizuar Dash Sulën, pasi u emërua nga socialistët kryeinspektor. Sipas Braçes, ai është një humbje e madhe, sepse ishte i vetmi që fliste për fshatin. “Urime Dash! Punë të mbarë! Sinqerisht! Dua shumë t'i hysh e t'i dalësh në fund siç ligji parashikon: Gjoba nuk është alternativë e parë. Po bëre këtë, ia ke dalë! Ndërkohë një merak e kam; Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash! Mendoje dhe këtë”, shkruan ai.