Rekamë

Gjendja në unazën e lagjes së vjetër të qytetit të bulqizës është e mjerueshme.
Ky aks rrugor që nis nga hyrja e spitalit deri tek komisariati i policisë prej vitesh ka qenë një gangrenë për drejtuesit e mjeteve. Mungesa e investimeve në të dhe e mirëmbajtjes, ka bërë që të krijohen gropa të mëdha, të cilat pengojnë qarkullimin normal të makinave.
Më problem situata paraqitet gjatë ditëve me shi apo gjatë stinës së dimrit pasi rruga është edhe e ngushtë dhe kalimi i dy mjeteve paralelisht bëhet i vështirë. Rrugës në fjalë i mungojnë edhe trotuaret si dhe ndriçimi.
Të kontaktuar nga ana jonë përfaqësues të Bashkisë së Bulqizës thanë se kjo rrugë do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni shumë shpejt. Sipas tyre, rruga në fjalë do të zgjerohet deri në gjashtë metra si dhe do të ndërtohen trotuaret e vendoset ndriçimi.