Rekamë

Ulza vijon të mbetet një destinacion i preferuar për turistë të huaj në çdo stinë të vitit. Këtë të enjte, ne kontakuam me një grup turistësh nga Gjermania, të cilët ndanë me ne përvojën e tyre nga udhëtimi nëpër Shqipëri. Ndërsa kishin planifikuar një vizitë në parkun kombëtar të Ulzës, ata shprehën shqetësimet e tyre për ndotjen e mjedisit që kishin hasur gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri. Por nuk lënë pa lavdëruar edhe bukuritë natyrore të vendit tonë si dhe mirësinë e banorëve dhe gatimet shqiptare plot shije. Gjatë bisedës me turistët gjermanë, ato përmendin edhe një incident me një kabull elektrik të rënë në rrugë, duke e përgjithësuar me opinionin se një guidë turistike nëpër Shqipëri do të ishte e rrezikshme për fëmijët.

Për ta përsëritur vizitën e tyre në Shqipëri turistët gjermanë iu përgjigjën në mënyrë të tërthortë, duke pohuar se vendi juaj është i bukur, por duhet bërë më shumë për sigurinë dhe pastërtinë e mjedisit.