
Ulza vijon të jetë destinacioni kryesor në Qarkun Dibër sa i përket turizmit ditor. Për shkak të bukurisë natyrore që ka por edhe të distancës së shkurtër me kryeqytetin, kjo qytezë pret çdo ditë vizitor. Ndonëse është mesjavë, në qytezën e bukur të Ulzës ishin disa të rinj të ardhur nga Tirana, por edhe të tjerë që janë në emigrim. Mir Demaliaj është me origjinë nga Tropoja por jeton në Angli. Ai ka ardhur në Ulëz me miqtë e tij që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pamja, mikpritja e ushqimi e kanë lënë të befasuar.
Shkëlzeni jeton në Tiranë, por edhe për të është hera e parë që vjen në Ulzës. Edhe për të ka qenë një befasi ajo çfarë ka gjetur në Ulëz. shkëlzeni thotë se do tjua sugjerojë edhe miqëve të tij ta vizitojnë këtë qytezë.
Por pandemia ka dhënë efektet e saj edhe në turizmin ditor në Ulëz. Lek Beqiri menaxher në një nga restorantet e zonës, thotë se megjithëse fundjava është plot nga vizitorët vendas, mungojnë të huajt që vitin e kaluar ishin të shumtë në numër.
Qyteza e Ulzës ndodhet vetëm 70 kilometra nga Tirana dhe vetëm 13 kilometra nga Rruga e Kombit në Skuraj.