"Ulu, kush të dha leje të flasësh", zbulohet cilit kryebashkiak i'u drejtua Rama

"Ulu, kush të dha leje të flasësh", zbulohet cilit kryebashkiak i'u drejtua Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me kryebashkiakët e vendit pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Por edhe kjo mbledhje nuk u zhvillua pa incidente.

Në fund të mbledhjes njëri nga kryebaskiakët kërkoi të replikojë me Ramën por ky i fundit nuk ja dha fjalën duke e ftuar të ulet.

Mattv.al ka zbuluar se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Hasit Liman Morina i cili ka pasur këtë incident me kryeministrin.