Ulsi Manja shkarkon drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

0
5

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismajli është larguar nga detyra për t’ja lënë vendin ish-prefektit të Tiranës, Admir Abrija. Mësohet se vendimi për shkarkimin e Ismajlit është marrë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga koha që ai e mori këtë detyrë, pas shkarkimit të paraardhësit, Stefan Çipa. Në vendin e tij Manja ka vendosur Admir Abrijan, i cili ka qenë prefekt i Tiranës. Largimi i Ismajlit është kërkuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas akuzave për keqmenaxhimin e buxhetit. Në raportin e publikuar në gusht të këtij viti, KLSH shkruante se Ismajli dyshohet se keqmenaxhoi buxhetin dhe se kreu shkelje në fushën e prokurimeve publike, duke abuzuar me tenderat. KLSH zbuloi shkelje në tenderin e ushqimeve dhe ilaçeve te skaduara, konkretisht me vlera 2.349.413 dhe 1.863.910 lekësh dhe kërkoi largimin e Ismajlit e të tre zyrtarëve të tjerë.