
Nga Ulsi Manja
Nga sot Dibra gjeografikisht bëhet njësh me kryqendrën e shqiptarëve, Tiranën. Urat e zemrës mes dibranëve dhe tironasve, por dhe mbarë shqiptarisë, qysh sot u lidhën edhe fizikisht për të mos u ndarë më kurrë me Rrugën e Arbërit. Pas vitesh e dekadash vështirësish e vuajtjesh, pas brezave të tërë ardhur e ikur me pengun e Rrugës së Arbrit, sot ëndërra u bë realitet. Askush më shumë se ne dibranët nuk e ndjen realisht çfarë ka ndodhur sot. Punë e paqme e qeverisë së Kryeministrit Rama. Faleminderit!