Rënia e ndjeshme e temperaturave ka sjellë problemet e para në fshatrat e Bulqizës. ndonëse atje nuk ka patur ende reshje dëbore, shumë prej rrugëve janë mbuluar nga akulli duke u bërë të rrezikshme për lëvizjen e automjeteve. E tillë është edhe rruga e fshatit Tërnovë në Njësinë Administrative Zerqan.

Rruga është e mbuluar nga akulli në shumë segmente, duke bërë që lëvizja në të të jetë e rrezikshme. Banorët e këtij fshati thonë se vetëm në orët e mesditës mund të kalohet me vështirësi, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit kalimi në rrugë është pothuajse i pamundur për shkak të akullit. Më problem mbetet transportimi i fëmijëve drejt shkollave.

Banorët presin ndërhyrjen e bashkisë për të bërë rrugën funksionale, pasi janë drejt izolimit.