Me slloganet:
“Çdo_ditëinvestohet_dhe_do_të_investohet_në_territorin_e
Bashkisë_Mat”, “Bashkia që duam”, “Drejtimi_i_duhur”, Bashkia Mat vijon dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2021. Takimi i së martës ishte në Njësinë Administrative Ulëz. Prezantimin kryesor të këtij projekt-buxheti e bëri kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj:
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte dhe trajtimi i problemeve të komunitetit, si ato të zgjidhura dhe ato që duhet të zgjidhen në vitin e ardhshëm.
Si në çdo Njësi tjetër administrative, edhe në atë të Ulzës investimet kryesore për vitin e ardshëm pritet të përqëndrohen në: Infrastrukturën rrugore, Ujin e pijshëm dhe për vendosjen në funksion të të gjitha kanaleve vaditëse, por dhe në mbështetje të zhvillimit të turizmit.