Ulen temperaturat/ Reshje bore gjatë natës në Bulqizë, ‘zbardhen’ disa fshatra

Ulen temperaturat/ Reshje bore gjatë natës në Bulqizë, ‘zbardhen’ disa fshatra

Fshatrat e Bulqizës janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar. Trashësia e bardhësisë ka arritur deri në 10 centimetra, por pa krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve. Reshjet e borës në këtë periudhë janë problematike për bujqësinë në një kohë kur shumë pemë frutore kanë çelur. Reshjet e borës gjithashtu kanë përfshirë edhe fshatrat e Dibrës. Në Lurë trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra, ndërsa edhe atje nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.Nderkohë ne Mat dhe Diber në lartesinë mbi 900m trashesia e deborës ka arritur mbi 40cm.