Ulen ndjeshëm temperaturat, në Bulqizë e Dibër ka prani të dëborës

0

Vendi ynë është përfshirë nga një masë polare çka ka bërë që të biejnë ndjeshëm temperaturat sidomos gjatë orëve të natës. Ndërkohë një pjesë e territorit të Qarkut Dibër u përfshi një ditë më parë nga reshjet e dëborës, ku më të prekura janë zonat rurale. Në Dibër pak probleme ka me fshatrat e njësive administrative të largëta si ajo e Lurës, ku si rezultat i uljes së temperaturave ka prezencë të akullit. Megjithatë, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thotë se situata është nën kontroll dhe se aktualisht nuk ka asnjë fshat të izoluar në Dibër e Bulqizë.

Ulja e temperaturave do të shkaktojë ngrica, ndaj dhe firmave kontraktore ju është kërkuar që të jenë në terren për të mundësuar lëvizjen e sigurtë të banorëve qoftë në rrugët rurale, qoftë në ato nacionale.