Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në afërsi të aeroportit Lviv në perëndim të Ukrainës
Avion i vogël i transporti Antonov-12, është rrëzuar në tokë pasi i ka mbaruar karburanti para se të mbërrinte në Lviv, ku do bënte ndalesën e planifikuar gjatë udhëtimin nga Vigo në Spanjë drejt Stambollit.
Ministria e Emergjencave tha se aeroplani kishte një ekuipazh prej shtatë personash, ndërsa një tjetër po shoqëronte ngarkesën.
Agjencia e lajmeve ukrainase Unian raportoi se bëhej fjalë për një aeroplan me ngarkesa ushtarake. Ndërsa ishte planifikuar që të mbushej me karburant në Lviv.
Avioni me 4 motorë u zhduk nga radari në orën 07:00 të mëngjesit të së premtes me orën lokale ndërsa po afrohej në aeroportin ndërkombëtar Lviv. Ai u rrëzua vetëm 1.5 km larg aeroportit dhe nuk shpërtheu në flakë.