Ujësjellësi i Suçit pa probleme, Pjetri: nga verifikimet tona nuk ka ndërhyrje të jashtme

Ujësjellësi i Suçit pa probleme, Pjetri: nga verifikimet tona nuk ka ndërhyrje të jashtme

Pas një lajmi të shpërndarë në mediat online dhe rrjete sociale, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Qarkut Dibër dhe ajo e degës së Klosit kanë zbritur në terren për të verifikuar nëse ka ndërhyrje në rrjet që nga vepra e marrjes. Përgjegjësi i Ujësjellës-Kanalizmeve Klos, Kastriot Pjetri, tha se nga verifikimet e bëra në terren, nuk ka ndërhyrje në veprën e ujësjellësit siç pretendohet. Ai shton se tubi plastik që thuhet se shkon në rrjetin e ujësjellësit është për familjet që jetojnë në zonë dhe se ato e kanë përdorur historikisht për vaditje e nevoja të tjera.