Rekamë

Rrjeti i ujësjellësit të ri të qytetit të Burrelit është në procesin e fundit, atë të lidhjes së matësave tek abonentët. Gjatë inspektimit të fazës përfundimtare të kësaj vepre, kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se tashmë ka mbetur vetëm lidhja e matësave të rinj tek abonentët dhe kjo do të nisë me pallatet të cilat janë bërë me sistemin kapot, për tu shtrirë më pas në të gjithë qytetin, ku janë ngritur disa grupe pune për të përshpejtuar procesin.

  Nga ana tjetër, kryebashkiaku Malaj shtoi se qytetarët nuk do të paguajnë asgjë për lidhjen e matësave të rinj, ndërsa kërkoi prej tyre të shlyejnë të gjitha debitë që mund të kenë ndaj shoqërisë së ujësjellësit, ose të lidhin aktmarrëveshjen për shlyerjen me këste, pasi nuk do të mund të bëhen pjesë e rrjetit të ri, pa shlyer detyrimet ndaj shoqërisë në fjalë.

Pas lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit, pritet që të hiqen të gjitha cisternat nga pallatet e qytetit të Burrelit.