Ballina AKTUALITET Ujërat e zeza rrjedhin në sipërfaqe në lagjen e re të Bulqizës

Ujërat e zeza rrjedhin në sipërfaqe në lagjen e re të Bulqizës

0

Megjithëse është në zbatim një projekt për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza të lagjes së re të Bulqizës, prej afro një muaji ato rrjedhin në sipërfaqe. Banorë të kësaj lagjeje thonë se shkak është bërë dëmtimi i një tubacioni kryesor nga firma që kryen punimet. Kjo ka bërë që të bllokohet një nga pusetat dhe ujërat e ndotura të dalin në sipërfaqe. Për banorët e kësaj lagjje, kjo është një situatë e papranueshme pasi rrezikojnë të përfshihen nga infeksione që vijnë nga prania e ujërave të ndotura. Ata kërkojnë që të meren masa të menjëhershme dhe t’i kërkohet firmës që të riparojë dëmtimin që ka shkaktuar gjatë procesit të punës.

https://youtu.be/d5e5rlv9soE

  Prania e ujërave të ndotura këtu është më shqetësuese për fëmijët të cilët luajnë në hapsirën publike mes pallateve.

Exit mobile version