
Një ndër grupet që ka qenë vazhdimisht të riskuar për tu infektuar nga Covid-19, kanë qenë edhe gazetarët e kryesisht ata të terrenit. Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa ka apeluar edhe njëherë që të përfshihet komuniteti i gazetarëve tek grupet e riskut të madh ndaj infeksionit si dhe të planifikohet menjëherë vaksinimi i reporterëve. Çipa shtoi se gazetarët sidomos ata të terrenit nuk janë ndalur përgjatë një viti jo vetëm duke raportuar situatën por edhe duke dhënë kontributin e tyre në respektimin e masave antiCovid.
Sipas Çipës, deri tani kanë humbur jetën nga Covid-19, 6 gazetar dhe se janë infektuar dhjetra të tjerë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1705103086358459