Rekamë

Nga kjo e mërkurë, një tjetër bankë do të ofrojë shërbim në qytetin e Burrelit. UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar EUROSIG-INSIG, u inagurua me degën e saj në Burrel përmes një event festiv. Të pranishëm në inagurimin e degës së kësaj banke ishin Administratori Kadri Morina, CEO i rrjetit të UBA Bank, Orfea Dhuci, drejtuesja e degës së Burrelit, Lysjena Kuka, Drejtues të pushtetit vendor në Mat si Zv/kryetari i Bashkisë së Matit, Myslym Zeneli, Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, personalitete të sektorit publik e privat, klientë e partnerë. Pronari i UBA Bank, Kadri Morina, tha se qëllimi i hapjes së degës në Burrel është për t’ju dhënë mundësi më shumë qytetarëve të marrin shërbimet e kësaj banke si dhe të jepen kredi të buta.

Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola dhe nënprefekti i Matit, Hasan Pasha uruan drejtuesit e UBA Bank.

   Gjatë ceremonisë, të ftuarit patën mundësinë të vizitonin mjediset e degës së re të UBA Bank dhe të njiheshin me shërbimet e ofruara. Dega e re ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare, duke përfshirë llogari bankare për individë dhe biznese, financime, depozita dhe shumë të tjera. E pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një staf të kualifikuar, kjo degë synon të ofrojë një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët e saj.