Vijojnë të rriten rastet me COVID në vendin tonë. Bëhet me dije se një 74 vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se i moshuari që ndodhej prej një jave i shtruar te Infektivi, ka ndërruar jetë dje. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij bëri testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative.
Kujtojmë se sipas përmirësimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit humbën jetën 5 pacientë me Covid, 2 prej tyre pa sëmundje të tjera, ndërkohë janë zbuluar 104 raste të reja.