U plagos me armë zjarri në Peshkopi, 45-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës, konflikti për motive të dobëta

0
17

Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja me armë zjarri që ndodhi këtë pasdite në qytetin e Peshkopisë.

Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi, pas një konflikti për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës,ndërsa siç u njoftua më herët, autori u shoqërua për në komisariat,

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.