
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas pasqyrimit në media të replikave të tij me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi lidhur me fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër dhe mënyrën e funksionimit të kësaj partie.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Manja shkruan se ‘ka dhënë fund luftës së Ftohtë me Bledi Çuçin pas Kongresit të Partisë Socialiste.
“Me Bledin pas Kongresit 🌹ku i dhamë fund “luftës së ftohtë”, shkruan Manja në Facebook, duke e shoqëruar postimin e tij me buzëqeshje.
Ndërkaq më herët në Kongresin e Partisë Socialiste nuk munguan as replikat mes ministrave, por edhe batutat. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli me kritika duke thënë se PS nuk duhet të merret me punësime. Ai mori rastin e Dibrës dhe tha se në këtë qark PS ishte pa shtyllë kurrizore.
Këtyre kritikave iu përgjigj ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili u shpreh se në disa raste nuk është dakord me Manjën. Deklaratave të Çuçit, Manja iu përgjigj me replika dhe batutat.