U kapën duke shpërndarë lekë për vota në zgjedhjet e 26 Prillit, dënohen me burg dy personat
Gjykata e Postaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga një vit burg dy personat që u kapën me 22 Prill në Maqellar të Dibrës me para dhe letra me emra votuesish.
Denis Xholi ish drejtori Juridik i Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Ceku janë dënuar sot me nga 1 vit burg secili për veprën penale ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhje në bashkëpunim.
Xholi dhe Ceku janë dënuar me 18 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa ka shkuar në 12 muaj heqje lirie.
Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan më 22 prill të këtij viti në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.
Xholi e Ceku u akuzuan nga prokuroria e posaçme me akuzën “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Vendimi i Gjyatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i dënoi Xholin dhe Cekun, secilin me nga 1 vit burgim.