Ballina AKTUALITET U infektua me COVID-19, Alimadhi kritika Metës: Ngushëlloi viktimat në botë e...

U infektua me COVID-19, Alimadhi kritika Metës: Ngushëlloi viktimat në botë e s’më mori njëherë në telefon

0

 Deputeti Adriatik Alimadhi, ka folur sot për betejën e tij me COVID-19, e ka treguar se si arriti që të mposhte virusin. Në një lidhje direkte me emisionin “Repolitix”, Alimadhi falenderoi qytetarët, por tha se politika në vend është hakmarrëse.

Ai kritikoi Presidentin Ilir Meta, e tha se nuk e kishte marrë asnjëherë në telefon gjatë ditëve që ai ka qenë i shtruar në spital.

Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me mua dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë për jetën time. Presidenti solidarizohet për vdekje që ndodhën në botë apo me qenin në Kosovë dhe nuk tha asnjë fjalë solidare jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët. Po pse të ndarë duhet të jenë shqiptarët? Politika këtu te ne është hasmëri, more mandatin dhe je i ligë. Po si more zotëri kur të ndahem unë nga jeta do të japësh mesazh ngushëllimi ti? Duhet të solidarizohemi ne shqiptarët“, u shpreh ndër të tjera Alimadhi.

Exit mobile version